Telegrafi

Kopshti zoologjik St. Louis mirëpret lindjen e parë të majmunit langur Francois

Kopshti zoologjik St. Louis i Misurit njoftoi lindjen e një majmuni langur të Francois, i pari nga speciet e rrezikuara që do të lindte në këtë kopsht.

Në një postim në Facebook nga kopshti zoologjik thuhej se majmuni femër lindi më 30 shtator nga nëna Dolly, dhe babai Deshi.

Ata deklaruan se foshnja 1 muajshe është quajtur Rhubarb, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Dolly dhe Rhubarb kanë një lidhje të fortë mes vete, dhe Dolly është e dedikuar në kujdesin për vajzën e saj”, shkruhej në postimin e tyre.

Nga kopshti zoologjik tutje bënë të ditur se ardhja në jetë e langur-it Rhubarb është një “lindje e rëndësishme për këtë specie të rrezikuar”. /Telegrafi/