Kopshti Zoologjik i qytetit të Shkupit njofton se aktualisht është shtëpia e 646 kafshëve, nga 91 specie, për të cilat kujdesen kujdestarët e kopshtit zoologjik, të cilët e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Po i drejtohemi opinionit, me synimin dhe shpresën që individë të caktuar të ndalojnë përhapjen e dezinformatave dhe të pavërtetave, dhe publikimin e informacioneve në mënyrë dhe me qëllim të shqetësimit të opinionit, siç janë njoftimet për fshehjen e ngordhjes së mbi 40 kafshëve.
Prandaj, dëshirojmë të raportojmë për numrin e ngordhjeve, por edhe për numrin e kafshëve të lindura në vitin 2022, 2023 dhe 2024, sipas të dhënave zyrtare dhe regjistrimeve.
Në vitin 2023 kanë lindur 40 kafshë dhe kanë ngordhur 10, ndërsa në vitin 2024 kanë lindur 33 kafshë dhe kanë ngordhur 15 kafshë. Numri i përgjithshëm i kafshëve të lindura në këto tre vite është 73, ndërsa numri i të ngordhurve është 25. Shumica e kafshëve të ngordhura ishin shumë të moshuara. Me këtë shifër zyrtare duam t’i japim fund dezinformatave për mbi 40 kafshë të ngordhura që po qarkullojnë në opinion”, thonë nga Kopshti Zoologjik./Telegrafi/