Në pjesën malore të Dorset të Anglisë, ndodhet kopshti i veçantë për fëmijë, krejtësisht i hapur dhe ku nuk ka ndonjë pajisje teknologjike.
Madje, ky vend nuk ka as elektricitet apo ujë të rrjedhshëm, ndërsa të vegjlit i mbjellin vet pemët dhe perimet, transmeton Telegrafi.
Për të përgatitur ushqimin,ata i vjelin, pastrojnë dhe presin, ndërsa i ziejnë mbi flakën që e ndezin vet.
“Nuk ka mot të keq, ka vetëm veshje të papërshtatshme”, ka thënë një punonjës lidhur me rastin.
Fëmijët hynë nën një strehë, vetëm kur ka shi të rrëmbyeshëm, derisa tërë kohën e kalojnë duke lozur dhe përdorur mjete të ndryshme për punë.
Ata përdorin edhe sharra dhe thika, por nën mbikëqyrjen e rreptë të 12 edukatorëve, që i shoqërojnë gjatë tërë kohës.
Në këtë formë, po bëhen përpjekje që fëmijët të jenë sa më afër natyrës dhe larg pajisjeve si telefona apo tabletë, të cilat po u nxjerrin probleme të mëdha.
Ky sistem pos që është më i mirë se kopshtet e mbyllura, po del të jetë edhe shumë më i lirë sepse prindërit paguajnë rreth 30 euro, që është afro trefish më e vogël se paga e zakonshme.
Realizimi i këtij projekti që ka nisur më 2007, është bazuar në disa kopshte në Skandinavi, që janë gjysmë të hapura dhe fëmijët qëndrojnë përjashta, në çdo lloj moti. /Telegrafi/