Telegrafi

Kopshtari mbeti i befasuar me objektin ‘jashtëtokësor’ që kishte formë rrethore (Foto)

Peter Lee ishte duke u kujdesur për kopshtin e tij në Mançester të Anglisë, kur pa në qiell një objekt të pazakontë.

Burri 57-vjeçar që ka qenë së bashku me dy vajzat e tij, i ka pyetur nëse edhe ato po shohin diçka në qiell, apo është duke përjetuar halucinacione, transmeton Telegrafi.

Pasi e ka vërejtur se nuk është aeroplan apo balonë që lëvizë me ajër të nxehtë, ai i ka bërë një fotografi kësaj gjëje të pazakontë me formë rrethore.

“Lëvizte dhjetëra kilometra larg, por nuk ishte ndonjë fluturake e zakonshme dhe asgjë që ka të bëjë me planetin tonë”, ka thënë Lee.

Këto imazhe janë duke i shqyrtuar ekspertët, për të vërtetuar nëse është ndonjë rast që ka të bëjë me hapësirën dhe kozmosin. /Telegrafi/