Site icon Telegrafi

“Koprraci” i Ferizajt do të shfaqet në Egjipt, reagon kritiku i teatrit

Në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor dhe Eksperimental të Kajros, në edicionin e tij të 26-të do të jepet edhe shfaqja “Koprraci” me regji të Elmaze Nurës, prodhim i Teatrit “Adriana” në Ferizaj.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar shkrimtari dhe kritiku i teatrit, Bardh Frangu.

“Sot në FB dhe nëpër portale ndesha një lajm për shkuarjen e trupës së teatrit profesionist “Adriana” të Ferizajt për në një Festival në Egjipt. Lajmi ishte i jashtëzakonshëm, ku përshkruhej një sukses i paparë për këtë teatër dhe për regjisoren e shfaqjes ‘Koprraci’. Madje, lajmi theksonte edhe faktin se ky nuk ishte një sukses i madh për skenën e teatrit në Ferizaj, por për atë të Kosovës në përgjithësi. E meqë e gjitha kjo është një hipokrizi e madhe dhe një mashtrim ordiner, i kisha lutur miqtë e mi që së paku të mos bëhen pjesë e kësaj farse, ndërsa edhe vetë e kanë të qartë se në skenën e teatrit ‘Adriana’ në Ferizaj nuk është realizuar ndonjë shfaqje më e dobët se kjo e regjisores Elmaze Nura, e cila në këtë teatër erdhi nëpërmjet politikës. Prandaj, i kisha lutur miqtë e mi që së paku në Festivalin e Egjiptit të prezantohen si trupë amatore, se ndryshe përnjëmend nuk ka kuptim. Njerëz, u bëmë gazi i botës!”, ka shkruar Frangu në profilin e tij në Facebook.

Exit mobile version