Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur para sfidës së madhe ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve që zhvillohet sonte (e mërkurë) nga ora 21:00.
Tekniku gjerman e konsideron si çmenduri pranimin e një eliminimi nga Liga e Kampionëve për t’u fokusuar në Ligën e Kampionëve.
“Analistët flasin vazhdimisht. Nuk do të thotë se ata gjithmonë e kanë mirë. Ky është problemi”.
“Nuk mendoj se ndonjë trajner ose menaxher do t’i përgjigjej ndryshe kësaj pyetje”.
“Është vërtet unike. Ndodh një herë që të jeni trajner i Liverpoolit dhe analistët e Manchester Unitedit thonë këso gjërash”.
“Është e lehtë të qëndrosh në studio televizive dhe të flasësh kështu”.
Servus, @LFC! Welcome to Munich 👋 #FCBLFC #MiaSanMia pic.twitter.com/DZcgazk54r
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 12, 2019
“Ne nuk e përfundojmë një sezon pa shkuar në fund te të gjitha kupat. Tash jemi ne fund të sezonit dhe prisni që ne të mos provojmë ta fitojimë garën. Kjo është çmenduri”.
“Nuk jam i hidhëruar për ktë. Është thjeshtë çmenduri që unë përballen me pyetje të tilla”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/