Akeisha Land nga Missouri është një nënë e dy fëmijëve, e cila ka ngjashmëri të madhe me Meghan Markle.
Pikërisht për këtë, ajo është bërë hit në rrjetet sociale, pasi që shumëkush e konsideron si ‘kopjen’ e saj.
Numri i ndjekësve të saj në Instagram është në ngritje të vazhdueshme për shkak të ngjashmërisë me gruan e princit Harry, ndërsa fotografitë e saj të fundit kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
Ajo e kishte hapur profilin në këtë rrjete social për vajzën e saj, ndërsa numri i ndjekësve të sa, deri më tani e ka kaluar shifrën prej 176 mijë.
Akeisha u ka thënë mediave amerikane se njerëzit e ndalin në rrugë duke menduar se është Meghan.
“Shpesh më krahasojnë me të, jo vetëm në internet. Edhe kur shëtitem, kur shkoj në kishë, në kinema, në treg… Njerëz të panjohur më afrohen dhe më pyesin nëse dikush më ka thënë se ngjaj me Meghan, sidomos kohët e fundit, pasi mbaj flokë të rrafshëta”, ka treguar ajo. /Telegrafi/