Telegrafi

Koopmeiners po shkëlqen, dy top klubet italiane pas tij

Teun Koopmeiners po vazhdon shkëlqimin edhe këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori holandez është bërë një lider te Atalanta dhe falë shkëlqimit të tij ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha.

Juventus dhe Napoli janë dy top skuadrat italiane që po duan transferimin e holandezit në afatin kalimtar të janarit.

Zonja e Vjetër ka nevojë të madhe të përforcohet në mesfushë dhe Koopmeiners mbetet objektivi kryesor në mesfushë.

25-vjeçari është i etur për të bërë një hap të madh në karrierë dhe Juventusi është gati të bëj një ofertë.

Lexo po ashtu Liverpooli e bën prioritet transferimin e Koopmeiners

Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër janë gati të shpenzojnë deri në 35 milionë euro për transferimin e Koopmeiners.

Gjithashtu edhe Napoli është i interesuar për lojtarin dhe kampioni në fuqi i Italisë gjithashtu do të bëj një ofertë. /Telegrafi/