Teun Koopmeiners po vazhdon shkëlqimin edhe këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.
Mesfushori holandez është bërë një lider te Atalanta dhe falë shkëlqimit të tij ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha.
Juventus dhe Napoli janë dy top skuadrat italiane që po duan transferimin e holandezit në afatin kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër ka nevojë të madhe të përforcohet në mesfushë dhe Koopmeiners mbetet objektivi kryesor në mesfushë.
25-vjeçari është i etur për të bërë një hap të madh në karrierë dhe Juventusi është gati të bëj një ofertë.
Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër janë gati të shpenzojnë deri në 35 milionë euro për transferimin e Koopmeiners.
Gjithashtu edhe Napoli është i interesuar për lojtarin dhe kampioni në fuqi i Italisë gjithashtu do të bëj një ofertë. /Telegrafi/