Skuadra turke Konyaspor mund të quhet lirisht skuadër e futbollistëve shqiptarë.
Tek kjo skuadër e madhe turke aktivizohen plot katër futbollistë shqiptarë, derisa në xhiron e parë në kampionat tre prej tyre ishin në fushë nga minuta e parë.
Zymer Bytyqi, Sokol Cikalleshi dhe Endri Cekici e nisën nga minuta e parë, derisa Erdon Daci ishte në bankën rezervë.
Konya ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sivaspor me rezultat minimal 0-1.
Sokol Cikalleshi ishte hero në këtë takim me golin e shënuar dy minuta para fundit të ndeshjes.
Paraqitje jashtëzakonisht të mirë pati edhe Zymer Bytyqi si dhe Endri Cekici.
Në xhiron e dytë të Superligës turke, Konyaspor do të jetë nikoqir i Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/