Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë konventën e saj promovuese për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konventë do të prezentohen kandidatët për deputetë në të gjitha njësitë zgjedhore, dhe të pranishmëve do tu drejtohet edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti./Telegrafi/