Qytetit të Pejës dhe Kosovës i është shtuar edhe një fabrikë gjigante.
Bëhet fjalë për fabrikën “Kontura profiles” e cila të mërkurën ka hapur dyert e saj në Zahaq të Pejës.
Në hapjen solemne, përveç shumë familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të kompanisë, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Kjo kompani është kompani që merret me prodhimin e profileve PVC të dyerve dhe dritareve.
Siç është bërë e ditur, kompania në fjalë ofron një gamë të plotë dizajnësh të profileve përmes një procesit të sofistikuar.
Sipas udhëheqësve të kompanisë, dyert dhe dritaret nga kompania janë me materiale të cilësisë më të lartë nga inxhinierë më përvojë shumëvjeçare.
Drejtori i ekzekutiv i kësaj kompanie, Veton Hyska, ka thënë se kjo kompani garanton prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës me cilësinë më të lartë ndonjëherë. /Telegrafi/
Për më shumë informata rreth kompanisë, përkatësisht fabrikës, klikoni KËTU.