Pep Guardiola e ka pranuar se ai ishte i zemëruar me Rodrin pasi mesfushori u largua me karton të kuq ndaj Nottingham Forest dhe tani duhet të përballet me suspendim.
Rodrit iu dha një karton i kuq direkt pasi kapi në fyt lojtarin kundërshtar, Morgan Gibbs-White, në start të pjesës së dytë.
Ani pse City mbijetoi duke luajtur 45 minuta me 10 lojtarë në fushë, ata do ta ndjejnë mungesën e spanjollit në tri ndeshjet e tyre të radhës, duke përfshirë këtu përballjen me rivalin direkt për titull Arsenalin.
“Shpresoj që Rodri do të mësojë. Rodri duhet ta kontrolloj veten dhe emocionet e tij”, tha Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Kjo është çfarë ai duhet të bëjë. Unë mund të marr një karton të verdhë, por Rodri nuk mundet, unë nuk jam duke luajtur. Lojtarët në fushë duhet të jenë të kujdesshëm. Unë nuk mund ta kontrolloj veten time, por unë nuk luaj. Së shpejti do të jem në shkallët e stadiumit sepse do të marr shumë karton të verdhë”, u shpreh Guardiola.
🗣️ "Rodri has to control himself!"
🔴 Pep Guardiola reacts to Rodri's red card against Nottingham Forest
📺 https://t.co/gcmtSbGHHJ#mancity | #premierleague pic.twitter.com/AEOsGhtULj
— Mirror Football (@MirrorFootball) September 23, 2023
City triumfoi përballë publikut të vet, duke regjistruar kështu fitoren e gjashtë në Ligën Premier, duke barazuar kështu rekordin e tyre për startit më të mirë të sezonit.
Guardiola lavdëroi parqitjen e ekipit të tij dhe reagimin e tyre pasi mbetën me një lojtar më pak.
“Mendoj se mënyra se si luajtëm në pjesën e parë ishte e mrekullueshme, ndaj një ekipi të vështirë me shumë shpejtësi përpara. Ndeshje e jashtëzakonshme në pjesën e dytë sepse luajtëm 51,52 minuta me 10 lojtarë në fushë, nuk ishte e lehtë por ishim fantastikë”.
Ndeshjen e radhës Manchester City do ta zhvilloj në “Carabao Cup”, aty ku do të luajnë si mysafir i Newcastle United./Telegrafi/