Shkurtimi i kohëzgjatjes së kontrollit teknik të veturave në dhjetëra minuta dhe lirimi drastik i saj do të mundësojë ndërrimi i kontrollit klasik të veturave me kontrollë të pajisjes së IT, e cila rrjedh nga direktivat e reja evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia i ka filluar përgatitjet për të kaluar në standardin e ri, mënyrën efikase në kryerjen e kontrollit teknik, e cila përveç përfitimeve që u jep pronarëve të veturës, ndikon në përmirësimin e sigurisë së komunikacionit dhe ruajtjen e mjedisit jetësor dhe i eleminon ndikimet subjektive.
Para disa ditëve në Shkup janë prezantuar risitë në kontrollin teknik të veturave me përmabjtje të direktivave të BE-së, si dhe mënyrën në të cilën punon IT sistemi, e cila i jep të gjitha të dhënat për veturën.
Në kontrollin teknik do të shfrytëzohet adaptet, me të cilin pa vendosjen e veturës në pajisje të komplikuara, si për shembull testimi i frenave, për disa sekonda do t’i merrni të gjitha informacionet për rregullim teknik të veturës.
Në Gjermani ky ndërrim më shumë se një vit e gjysmë është testuar mbi 55 milionë vetura. Me pranimin e adapterit çmimi i kontrollit teknik do të ulet për dy-tre herë më pak, por nga ana tjetër, nevojiten njerëz me përvojë, ekipe inxhenierike që do të kryjnë kontrollet. /Telegrafi/*