Site icon Telegrafi

Kontrolle në lokalet e natës pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, në Tiranë nisin inspektimet

Pas tragjedisë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut të shkaktuar nga zjarri në një lokal nate, forcat zjarrëfikëse në Tiranë paralajmërojnë kontrolle gjatë fundjavës.

Në fokus të këtyre inspektimeve do të jenë lokalet e mëdha ku do të verifikohen nëse i plotësojnë apo jo kushtet kundër zjarreve.

“Lokalet me kapacitet të madh, pas ngjarjes që ndodhi, edhe pse kohët e fundit ne kemi bërë inspektime në shumë prej tyre, por pas ngjarjes që ndodhi në Maqedoninë e Veriut, ne si shërbim zjarrfikës, këtë fundjavë, kemi marrë kontakt me drejtuesit e tyre dhe patjetër që ditën e enjte, premte dhe të shtunë do të verifikojmë dhe një herë masat e zjarrit”, tha drejtori i zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, reporton Vision Plus.

https://telegrafi.com/e-mbijetuara-e-zjarreve-drejtuar-policise-kerkova-ndihme-pasi-nuk-kisha-fryme-dhe-polici-tha-se-nuk-mundet/

Goxhaj shton se këto biznese duhet të plotësojnë disa kriterë të rëndësishme në kuadër të masave për mbrojtjen kundër zjarreve.

“Në këto objekte kryesore janë daljet e emergjencave. Materialet që përdoren në këto objekte nuk duhet të jenë materiale të djegshme, nuk duhet të jenë materiale që përcjellin zjarrin. Duhet të tregohet kujdes që në fillim. Gjithashtu edhe pajisjet duhet të jenë shumë të mbrojtura, kasetat elektrike duhet të jenë të mbrojtura. Pranë këtyre kasetave duhet të ketë një fikëse zjarri, gjë e cila që në lokalet e natës në Tiranë janë në çdo ambjent”, sqaron Goxhaj.

Problem për lokalet e mëdha mbetet përdorimi i fishekzjarreve. Pikërisht përdorimi i lëndëve pritektike në Maqedonin e Veriut la pas 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur. /Telegrafi/

Exit mobile version