Site icon Telegrafi

Kontroll total për Koemanin – trajneri do vendosë kush qëndron e kush largohet

Barcelona duket se ka mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe dëshiron që Ronald Koeman të ketë kontrollin total mbi skuadrën.

Ish-trajneri i Evertonit dhe Southamptonit u emëruar strategu më i ri i skuadrës katalunase në vend të Quique Setienit të shkarkuar, pas turpërimit të Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle ‘SPORT‘, holandezi do të vendos se kush qëndron e kush do të largohet nga Camp Nou në këtë verë.

Ai po ashtu ka ofruar listën me lojtarët të cilët dëshiron të transferojë, në mënyrë që të realizojë planin e tij për të fituar trofe në Camp Nou.

Ka shumë lojtarë që lidhe me një largim nga Blaugranasit, përfshirë këtu edhe kapitenin Lionel Messi, që po kërkohet nga Interi, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Koeman do të bëjë përjashtim vetëm në rastin e argjentinasit, derisa të tjerë do të largohen menjëherë.

Besohet se Luis Suarez do të jetë lojtari i parë që largohet, derisa të ardhme të sigurt nuk kanë as Sergio Busquets, Jordi Alba e Gerard Pique. /Telegrafi/

Exit mobile version