Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, humbi një penallti në derbin e të dielës ndaj Milanit duke e zgjatur periudhën e mosshënimit për më shumë se një muaj.
Nerazzurrët njoftuan më 28 tetor se argjentinasi ka nënshkruar kontratë re, e cila do të mbajë në Giuseppe Meazza deri në vitin 2026.
Mirëpo, goli i fundit i 24-vjeçarit është shënuar më 2 tetor në fitoren prej 2-1 kundër Sassuolos.
Lautaro e nisi për mrekulli sezonin duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e para kampionale, por që atëherë nuk ka realizuar më.
Argjentinasi nuk ka shënuar asnjëherë në katër ndeshjet e Ligës së Kampionëve, derisa ka zhvilluar pesë takime radhazi në Serie A pa realizuar gol.
Golin e tij të fundit e kishte realizuar para se të shkonte në pushim për ndeshjet e përfaqësueseve dhe tash do të largohet sërish. /Telegrafi/
https://twitter.com/NycJuventus/status/1457754187765256192