Arsenali raportohet se do t’i ofrojë kontratë të re Arsene Wengerit, për ta bllokuar mundësinë që ai të bëhet menaxher i përfaqësueses së Anglisë.
Francezit i ka mbetur edhe një vjet në kontratën e tij me klubin anglez dhe shpesh e ka përmendur se dëshiron ta çojë deri në fund këtë kontratë.
Federata e Futbollit të Anglisë, besohet se është duke e menduar Wengerin si zëvendësues të Roy Hodgsonit, i cili dha dorëheqje nga posti të hënën mbrëma kur u eliminua nga Islanda në Euro 2016.
Daily Mail raporton se Wenger me shumë gjasë do të vazhdojë kontratën me Arsenalin sesa të pranojë ofertën e FA.