E ardhmja e Paulo Dybalas është gjithnjë e më larg nga Roma dhe argjentinasi po bëhet gati për largim në janar.
Pas dy viteve e gjysmë qëndrim në Olimpico, Dybala duket se ka vendosur përfundimisht të largohet nga Giallorosët, pasi drejtuesit e Romës nuk duan ta rinovojnë kontratën.
Edhe tetë ndeshje Dybala do të bëjë 50 për qind të ndeshjeve të luajtura këtë edicion dhe kontrata i rinovohet automatikisht me pagë prej 8 milionë eurove në vit dhe Roma nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Kësisoj Giallorosët po mendojnë shitjen e tij dhe Dybala tani ka një ofertë konkrete nga Galatasaray.
Gjiganti turk i ka ofruar lojtarit kontratë dy vjeçare me pagë prej 10 milionë eurove neto në vit.
Argjentinasi dëshiron të qëndrojë te Roma, por kryeqytetasit nuk e duan një gjë të tillë dhe janë të gatshëm ta lirojnë me parametra zero vetëm mos t’i vazhdohet kontrata.
Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Dybalas me Galatasarayn që po insiston për transferimin e tij. /Telegrafi/