Babai i Lionel Messit, Jorge, është i hapur për bisedime me Manchester Cityn, që argjentinasi të kalojë në Angli në vitin 2018.
Lajmin e jep The Sun, që e lidh me mos nënshkrimin e kontratës së re dhe në vitin e ardhshëm do të jetë lojtar i lirë.
Messi pritej ta nënshkruante kontratën e re këtë verë që do t’ia zgjaste qëndrimin e tij deri në vitin 2021 në Camp Nou.
Marrëveshja mes Messit dhe Barcelonës ishte arritur, por ende nuk është nënshkruar.
Nëse marrëveshaj nuk nënshkruhet, argjentinasi do të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme.
Sipas mediumit anglez babai i Messit vetëm ka biseduar me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, dhe drejtorin Txiki Begiristain, që i njeh prej një kohe të gjatë. /Telegrafi/