Site icon Telegrafi

Kontrata e Lionel Messit te Barcelona përfundon sot

Lionel Messi dhe Barcelona, zyrtarisht do të ndërpresin bashkëpunimin kontraktual sot (e mërkure).

Ylli argjentinas është aktualisht me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Kontrata e 34-vjeçarit skadon sot dhe nga dita e nesërme (e enjte, 1 korrik), do të jetë lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Messi apo Ronaldo: Studimi i ri tregon se kë e shikojnë përdoruesit e Twitterit si më të mirin e të gjitha kohërave

Blaugranasit ka kohë që po tentojnë të bindin lojtarin më të mirë në histori të tyre që të vazhdojë kontratën, por ende nuk ka asnjë lëvizje.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë lidhet me largim nga katalunasit që nga vera e kaluar, mirëpo rikonfirmimi i Joan Laportas si president i klubit, ka bërë që situata të ndryshojë.

Lexo po ashtu Si nuk përfundoi karriera e Messit pas kësaj goditje, kujtohen pamjet e ndërhyrjes horror në argjentinasin

Kreu i klubit ka thënë se ai është i bindur që Messi do të qëndrojë në Camp Nou për së paku edhe dy vite, por mungon nënshkrimi në letër.

Kështu, pas orës 00:00, njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, do të jetë i lirë të kalojë te çdo skuadër.

Vlera aktuale e tij në treg sipas Transfermarkt është 80 milionë euro, por nëse do ishte nën kontratë me Barcelonën, vlera e tij padyshim se do të kalonte mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version