Telegrafi

Kontradiktë në spektaklin e Big Brother, fli dhe raki pak minuta pasi uruan Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Në një prej mbrëmjeve të “Big Brother VIP Albania”, që pasqyron kontrastin dhe diversitetin e bashkëjetesës së banorëve të shtëpisë së famshme, u shënua një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Rike Roçi, njëra prej banoreve, u ngrit për t’i bërë urimet e festës së Ramazanit duke i dëshiruar mamit të saj që agjërimi t’i jetë i lehtë, ndërsa prezantuesi dhe banorët e tjerë u bashkuan me të për t’ju uruar të gjithë besimtarëve myslimanë për muajin e shenjtë.

Pak minuta më vonë, një ndodhi tjetër në spektakël solli një kontradiktë të dukshme. Banorja Erjola Doçi u befasua me një sofër të mbushur me gatime tradicionale dhe alkool, duke përfshirë edhe një gotë raki, të cilën ajo e ngriti një dolli në nder të babait të ndjerë të saj.

Ky veprim, edhe pse ishte në një kontekst të ndryshëm dhe të pavarur nga urimi i mëparshëm, shkaktoi reaksione në mesin e fansave të spektaklit. Në përputhje me traditat dhe normat e një pjese të madhe të shoqërisë, prezenca e alkoolit menjëherë pas urimeve për muajin e Ramazanit, u pa nga disa si një mungesë respekti ose thjesht një moskujdesje për ndjeshmëritë kulturore dhe fetare.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse Ledioni nuk mban skaletë gjatë prezantimit sikur Arbana, përballë tij qëndron një telepromter në skenën e BBVA

Në seksionin e komenteve në platformat sociale, “sy të mbrehtë” dhe komentuesit nuk ngurruan të shprehin zhgënjimin dhe kritikën e tyre. Ata diskutuan edhe për faktin se si në të njëjtën sofër që i ishte bërë surprizë Erjolës, ishte shërbyer peshk me djath – gjë që shkakton reaksion dhe helmim në organizëm. /Telegrafi/