Gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri i tanishëm, atëbotë lider i opizitës maqedonase, paralajmëroi reforma në sistemin gjyqësor në vend.
Videoja e mëposhtme nga Makfax tregon kontradiktë deklaratash të kryeministrit Zoran Zaev, dhe zv. kryeministrit Bujar Osmani.
”Paralajmëroj rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve në shtet. Kjo do të ndodhë menjëherë pas 11 dhjetorit”, pati deklaruar Zoran Zaev në fushatën zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Mirëpo, partneri i tij i koalicionit, nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, deklaroi para disa ditësh, të kundërtën e asaj që tha Zoran Zaev në fushatën zgjedhore.
”Nuk do të ketë rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve, por vendosje të një sistemi që ka për qëllim zgjedhjen cilësore të gjykatësve që do të jenë të pavarur dhe të paanshëm në funksionin e tyre”, deklaroi Bujar Osmani, zv. kryeministër për çështje të euro-integrimeve./Telegrafi/