Policia gjatë një pike kontrolli në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndaluar veturën me targa te Serbisë, që e ngiste një shtetas serb ku gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në veturë i janë gjetur dhe konfiskuar stoli ari e dyshuar si kontrabandë në peshë; 0.496 kg.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari pas arrestimit është intervistimit ku me vendimin e prokurorit lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet nga policia”, thuhet më tutje në këtë njoftim. /Telegrafi/