Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Kabash të Vitisë, ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në kamionin e tij kishte të ngarkuara 8 m3 pa dokumente përkatëse.
I dyshuari ka treguar se i ka blerë nga një person i Maqedonisë së Veriut.
Me vendim të prokurorit drutë i janë sekuestruar, ndërsa kamioni i është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/