Policia e Kosovës ka konfiskuar dru në katër raste të ndryshme në Kosovë.
Sipas raportit, në dy raste fjala ka qenë për transport ilegal, ndërkaq në dy të tjera për kontrabandë.
Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:
Fsh. Vërmicë, Prizren 22.10.2021 – 13:00. Njësitë policore kanë ndaluar automjetin transportues (kamion) me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar rreth 6m3 dru pa dokumentacion përcjellës. Sasia e drunjtëve është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fsh. Shushicë, Istog 22.10.2021 – 13:10. Njësitë policore kanë ndaluar një traktor të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar rreth 5m3 dru pa dokumentacion përcjellës. Sasia e druve dhe traktori janë sekuestruar është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fsh. Muqibabë, Gjilan 22.10.2021 – 15:45. Njësiti policor ka ndaluar një traktor me ngasës mashkull kosovar, gjatë kontrollit është vërejtur se në të kishte të ngarkuar dru 4m3 pa dokument transporti si dhe të pa damkosura. Me urdhër të prokurorit rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës.
Fsh. Dumnicë e Poshtme 22.10.2021 – 19:00. Njësiti policor ka ndaluar një traktor me ngasës të dyshuarin mashkull kosovar, gjatë kontrollit është vërejtur në të kishte të ngarkuar dru pa dokument transporti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që traktori dhe drutë të dorëzohen në terminalin doganor. /Telegrafi/