Site icon Telegrafi

Kontestohet kandidatura e Aleksandar Nikolloskit për ambasador të Maqedonisë në BE

I propozuari për ambasador të Maqedonisë në BE, Aleksandar Nikolloski, i prezantoi tezat e tij të përfaqësimit të Maqedonisë, por vetëm para bashkëpartiakëve të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica parlamenantare e cilësoi këtë prezantim si të kotë, pasi që seanca nuk ka patur as kuorum dhe sipas Maksim Dimitrievskit të LSDM-së, është edhe në kundërshtim me ligjin.

Edhe Tomisllav Tuntev thotë se procedura e tërë është në kundërshtim me ligjin. Mirëpo, Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, i hodhi poshtë pohimet e deputetëve të LSDM-së. Sipas tij, nuk është shkelur rregullora.

Përndryshe, Nikolloski duhej të niset për në Bruksel qysh më 15 janar, por kriza politike ndikoi që procedura të zhagitet. Njohësit e kësaj çështje thonë për Tv Telma se procedura mund të ndërpritet me një shkresë qeveritare në Bruksel për tërheqjen e kërkesës për emërimin e Nikolloskit për përfaqësues të shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version