Artistja shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Chip Deva, ka sjellë për publikun këngën e saj më të re të titulluar “Kontekst pa strukturë”.
Ky projekt muzikor është një bashkëpunim me Simon Sez, i cili ka realizuar kompozimin, ndërsa vijën melodike dhe tekstin e ka shkruar vetë Chip Deva.
“Kontekst pa strukturë” është një këngë që thellohet në ndjenjat e bllokimit të vetes, ku individi ndjen se është si “kontekst pa strukturë”, një gjendje që reflekton paqartësi dhe mungesë orientimi në jetë.
Përmes kësaj kënge, Chip Deva ofron një introspektivë të thellë dhe personale, duke i dedikuar këtë krijim vetvetes dhe procesit të saj artistik.
Kënga është shoqëruar me një video muzikore tejet interesante, e cila është realizuar në formë artistike dhe pasqyron vizualisht ndjenjat e përshkruara në tekst. Ky projekt dëshmon përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj artit dhe muzikës, duke ofruar një përvojë unike për dëgjuesit.
Chip Deva vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore zvicerane, duke sjellë muzikë të cilësisë së lartë dhe duke përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar në Zvicër. /Telegrafi/