Një 18-vjeçare në Koplik të Shkodrës ka humbur jetën pasi konsumoi fostoksinë.
Viktima me iniciale E.R. u dërgua në spital për ndihmë mjekësore rreth orës 17:00, por nuk mundi të mbijetonte.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.