Konsumi final i popullatës në Shqipëri, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit me 3.71 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Nxitja e konsumit u diktua dhe nga politikat e qeverisë, përmes paketës së rritjes së pagave për administratën publike.
INSTAT publikoi raportin për Produktin e Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të këtij viti.
Edhe konsumi final i qeverisë pësoi rritje me 3.45 për qind.
Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks referuar ndryshe investimet pësoi rritje me 7.67 për qind.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rënie me 9.94 për qind, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7.61 për qind.
Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 3.63 për qind në terma realë, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2023. /Telegrafi/