Site icon Telegrafi

Konsumatorët presin kthimin e TVSH-së

Albian Begolli ka filluar që nga çdo blerje që bën të ruajë dhe të kërkojë kuponin fiskal. Begolli madje thotë se edhe anëtarët e tjerë të familjes po veprojnë në të njëjtën formë sikurse ai.

“Në momentin që e kam dëgjuar deklaratën e ministrit të Financave përmes mjeteve të informimit, fillova edhe grumbullimin e kuponëve”, ka thënë ai.

Bazuar në legjislacionin tatimor, të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat pas çdo shitje konsumatorit duhet t’i jepet dëshmia për mallin apo shërbimin e blerë.

Por, deri më tani konsumatorët nuk kanë qenë të motivuar për ta kërkuar një gjë të tillë. /Zëri/Telegrfi/

Exit mobile version