Site icon Telegrafi

Konsumatorët e Starbucks do të paguajnë kafenë me Bitcoin

Edhe Starbucks ka vendosur të hy në tregun e kriptovalutave. Gjiganti amerikan i kafesë në bashkëpunim me Microsoft do të zhvillojnë një platformë me të cilën konsumatorët mund të paguajnë me Bitcoin apo kriptovaluta për shërbimet e Starbucks.

Platforma e re do të quhet “Bakkt” dhe jo vetëm njerëzit por edhe institucionet mund të blejnë, shesin dhe shpenzojnë kriptovaluta në rrjetin botëror të Starbuck duke filluar nga nëntori, përcjell Telegrafi.

Ajo do të konvertojë Bitcoinin dhe kriptovalutat në dollarë amerikanë e më pas të blejnë produktet si Cold Foram Cascara apo Matcha Lemonade apo çdo shërbim tjetër.

Skeptikët e kriptovalutave kanë kundërshtuar jo pak herë pagesat në Bitcoin apo kriptovalutave duke paraqitur me shqetësim paqëndrueshmërinë e vlerës së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version