Armando Broja është lënduar ditë më parë dhe do të mbetet jashtë fushave për pjesën tjetër të sezonit në Ligën Premier.
Sulmuesi shqiptar ishte shumë i rëndësishëm për Graham Potter, me trajnerin anglez që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e një tjetër sulmuesi që do ta zëvendësonte Brojën.
Londinezët e kanë gjetur tanimë lojtarin ideal qëdo të jetë konkurrencë e Pierre Emerick Aubameyang në repartin ofensivë.
David Fofana është lojtari që ka shkëlqyer këtë edicion në Norvegji, pasi në 37-ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.
20-vjeçari pëlqehet nga Chelsea që kanë bërë tanimë ofertë zyrtare për transferimin e tij në Londër.
Londinezët kanë ofruar 12 milionë euro në drejtim të Moldes për transferimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.
Drejtuesit e skuadrës norevgjeze po mendohen, pasi po presin nëse do të vije ndonjë ofertë më e lartë për ta lënë të lirë Fofanan.
RB Leipzig, Schalke 04, Borussia Dortmund, Brighton, Newcastle United, Tottenahm Hotspur dhe Roma janë skuadrat tjera të interesuara për shërbimet e sulmuesit të talentuar.
Fofana konsiderohet si ‘Didier Drogba i ri’, për fizikun që ka dhe aftësinë para portës kundërshtare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9JOLYGbL_zw