Telegrafi

Konsiderohej si pasuri Kombëtare, Brazili shpall tre ditë zie për vdekjen e Peles

Bota e futbollit është shokuar nga vdekja e legjendës braziliane Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele.

Fituesi i tre Kupave të Botës me Brazilin u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare pas një sëmundje të rëndë e që qëndroi i shtrirë në spital për disa javë me radhë.

Shumë reagime nga lojtarë dhe figura të njohura kanë ardhur për vdekjen e ikonës së futbollit brazilian.

Ndërkohë që në Brazil, presidenti Jair Bolsonaro ka shpallur tre ditë zie zyrtare për vdekjen e Pele dhe këtë gjë ai e ka konfirmuar në gazetën zyrtare shtetërore.

“Dekretohen tre ditë zie për Kombin tonë në shenjë respekti, pas vdekjes së Edson Arantes do Nascimento”, shkruhej në njoftimi zyrtar të presidentit brazilian.

Pele në Brazil është konsideruar edhe një pasuri Kombëtare për atë që i ka dhënë jo vetëm futbollit vendas, por edhe për influencën që kishte në popull. /Telegrafi/