Site icon Telegrafi

Konsiderohej “Beverly Hills” i Gazës, tani është bërë rrafsh me tokë – pamje që tregojnë se në çfarë luksi kanë jetuar liderët e Hamasit

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamje nga droni të një lagje të shkatërruar në Gazë, që forcat izraelite e rrafshuan me tokë në sulmin ajror.

Siç shihet në videon e publikuar më poshtë, fjala është për pjesën “elitare” të qyteti që konsiderohej si “Beverley Hills” i Gazës, transmeton Telegrafi.

“Këtu liderët e Hamasit kanë pallatet e tyre. Apo më mirë të them, kanë pasur”, thuhet në videon e publikuar.

“Dhe të mos ketë dilemë, IDF- sapo ka filluar”, u tha ndër tjera.

Lexo po ashtu I përlotur dhe i thyer, palestinezi qëndron mes rrënojave të shtëpisë së shkatërruar në Gaza

Nga palestinezët është bërë e ditur se bëhet fjalë për lagjen e pasur AlRimal, që gjendej në zemër të Gazës dhe që është shkatërruar plotësisht.

“Kjo është ajo që ka mbetur nga lagjia AlRimal në zemër të Gazës. Ishte një lagje e pasur me plot shtëpi dhe kompani. Madhësia e lagjesh dhe shkatërrimi i saj flet shumë”, ka shkruar në Twitter, Nour Odeh që pretendon për vete se është e përkushtuar në luftën për lirinë e palestinezëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version