Shoqata për inovacione sociale ”ARNO” ka shpallur konkurs për ide afariste të gjelbërta, që promovojnë prodhime tradicionale, që përdorin resurse të bashkësive lokale, e që ndërlidhen me zhvillimin e ambientit jetësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky konkrus mbështetet edhe në Kosovë, Shqipëri, Mal të zi, e Serbi. Më pastaj, idetë garojnë njëra me tjetrë, dhe fituesi siguron një mbështetje prej 10000 dollarësh, për realizimin e saj. Fitues i vitit të kaluar ishte ideja e korporatës maqedonase ”Vendi jonë i mirë”, që kishte të bëjë me prodhime organike të vogla.
Informatat rreth aplikimit, i gjeni këtu./Telegrafi/