Site icon Telegrafi

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Brikenda: Nuk punoj për 400 euro rrogë

Foto: Screenshot/YouTube

Brikenda Karricaj është njëra nga banoret që po merr vëmendje të madhe në këtë edicion të Big Brother.

Ajo po pëlqehet nga publiku dhe tashmë është kthyer në një emër shumë të komentuar.

Konkurrentja e këtij shou së fundmi bëri një deklaratë duke thënë se nuk do të punonte më për 400 euro.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta theksoi se ka profesione të ndryshme dhe se nuk i ka hije të jetë në këtë pozitë.

Lexo po ashtu Blero i drejtohet Edonës: Çfarë ke bërë brenda është inspiruese, je shembull për të tjerët

“Si këngëtare, aktore, kam marrë pjesë në seriale, kam marrë pjesë në emisione të ndryshme. Mua nuk më ka hije, nuk është që jam kundër me punu, unë kam punuar deri tash nga tri puna. Edhe tash me ardh puna me punu për 400 euro, nuk jam ngushtë për 300 400 euro, synoj më shumë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja tutje në një bisedë me Santianën e Edona James shtoi: “Kur kam hyrë këtu më është dukur sikur me mu hap një derë”.

Banorët nga ana tjetër po vazhdojnë të krijojnë situata të ndryshme e debate me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version