Telegrafi

Konkurrencë e fortë në Kampionatin e Mjekrës dhe Mustaqeve (Foto)

Në Liverpul të Anglisë, do të zhvillohet Kampionati Britanik i Mjekrës dhe Mustaqeve, me garues nga vende të ndryshme të botës.

Ata do të konkurrojnë në 20 kategori të ndryshme, përfshirë atë Musketarë, Amish dhe stil të lirë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, ka pasur konkurrentë të ndryshëm dhe pritet që finalja të jetë mjaftë e vështirë për jurinë, që duhet të nxjerrë fituesit,

Mjekrat e gjata të rregulluara me kujdes, apo ato të shprishura, do të jenë subjekt i vlerësimit. Në kategorinë e mustaqeve, kryesisht shihen ato me maje, por nuk mungojnë as krehje dhe formësime tjera.

“Jam shumë i gëzuar që qyteti ynë është nikoqir i garës. Në këtë organizim mund të vijnë të gjithë, nëse nuk kanë mjekër mund të shikojnë”, ka thënë Drew Johnson, njëri nga pjesëmarrësit. /Telegrafi/