Glauk Konjufca tha se Vetëvendosje paraqiti një mocion e cila u shpërfill nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Sipas tij, Veseli nuk po sillet si një kryetar Kuvendi, po si lider partie.
“Deputetët e VV-së nuk do ta votojnë këtë propozim për qeverisje”, ka thënë ai, duke shtuar se do të marrin pjesë në seancë për të kërkuar që të votohet qeveria e propozuar nga kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj. /Telegrafi/