Telegrafi

Konjufca: Vendimi për Manastirin e Deçanit duhet të anulohet

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se janë kthyer në Kuvend dhe do të marrim pjesë derisa zhvillohen të gjitha pikat tjera pa Demarkacion me Malin e Zi dhe “Zajednicën”.

Ai shtoi se Demarkacionin dhe “Zajednicën” nuk do t’i lejojnë në asnjë mënyrë të kalojnë.

“Mënyra se si do të kundërshtohen tha se do të vendoset dhe shihet në të ardhmen.

Më tej Konjufca ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit ka legjitimuar vendimet e Millosheviqit për dhënien e disa hektarëve.

“Ky vendim e shpronëson edhe komunën e Deçanit, prandaj të gjitha vendimet e viteve të 90 duhet të anulohen me shumicë votash në kuvendin e Kosovës. Kjo ka ngritur pakënaqësi të mëdha në Deçan ku ka pasur disa herë protesta, në të cilën kanë marr pjesë zyrtarë komunal dhe deputetë. Kjo tregon që vendimi ishte shumë i padrejtë”, ka thënë Konjufca. /Telegrafi/