Site icon Telegrafi

Konjufca tregon kushtin që e ndau Vetëvendosjen

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se të dorëhequrit nga partia, i kishin vënë një kusht esencial Lëvizjes: që Albin Kurti të mos vinte më në krye të VV-së.

“Unë jam shumë i bindur që e kam kuptuar drejte, dhe kushti esencial për ndarjën e VV-së është mos ardhja e Albinit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca, shkruan insajderi.

Konjufca ka përmendur “muajin e rëndësishëm” në të cilin kishin biseduar me Ahmetin për të dy grupet, dhe për Konjucën ishte gjithçka e qartë se pakënaqësia e tyre për të gjitha çështjet tjera ishte shkas që ata deputetë të jepnin dorëheqje.

“Unë kam pas edhe një muaj tjetër të rëndësishëm kur unë bashkë me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin filluam të bisedojmë për dy grupet, për ne dhe për grupin e pakënaqur. Për mua ishte gjithçka e qartë se pa kënaqësie e tyre për të gjitha çështjet tjera ishte shkas që ata deputet të jepnin dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca.

Exit mobile version