Site icon Telegrafi

Konjufca: Tre deputetë të pozitës nuk do të marrin pjesë në votim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufa ka ndërprerë seancën e sotme për mundësi vazhdimi javën tjetër. 

Ai nga foltorja e Kuvendit tha se nuk ka kuorum pasi tre deputetë nga pozita nuk do të marrin pjesë në votimet e projektligjeve.

Pas kësaj deklaratë, Konjufca tha se vazhdimi i kësaj seance do të bëhet javën e ardhshme.

“Me sa po e kuptoj gjendjen brenda grupit të mazhorancës së paku tre deputetë nuk do të votojnë asnjë projektligj kështu që nuk ka kuorum Kuvendi për me vazhdu. E caktojmë ndonjë ditë, ndonjë seancë tjetër me gjasë javën e ardhshme”, ka thënë Konjufca. /Telegrafi/

Exit mobile version