Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur rreth disa fotografe të zyrtareve serbë ku ka dhënë edhe disa shpjegime.
Konjufca në Rrokum Roll ka theksuar dje i kanë bërë publike fotografitë ku zyrtarët e institucioneve të Kosovës e që janë nga komuniteti serb, të cilët janë po ashtu zyrtarë të strukturave paralele të Serbisë, janë fotografuar në poligonet ushtarakë të financuar dhe të ndërtuar nga Qeveria e Serbisë në veri të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës po bëhet si e paditur kur po thotë se janë shpërbërë strukturat paralele. Ne këto argumente e fakte ia kemi dorëzuar qeverisë dhe këto ditë do t’ia dorëzojmë edhe prokurorisë”, tha Konjufca.
Në një vend normal me këtë argumente dhe fakte, qeveria ish dash të jep dorëheqje, por si duket kjo qeveri ka marrëveshje gjentëllmene me Serbinë, që veriu i Kosovës me mbet i Serbisë, tha ndër të tjera Kojufca.
Më tej ai ka bërë publike edhe qëndrimet dhe gatishmërinë e VV-së, për të bllokuar ratifikimin në Kuvend, të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Konjufca tha se “kemi me penguar duke nisë prej protestave e deri te radikalizmi i veprimeve në Kuvend”.
Konjufca i komentoi edhe deklaratat e zyrtarëve të PDK-së për Demarkacionin që këta të fundit e kanë ndryshuar qëndrimin për arsye se, “kjo punë është bërë e madhe dhe opinioni i gjerë e ka kuptuar se sa po dëmtohet Kosova”.
“Këta kanë qenë pro deri në momentin kur kanë tentuar të kontrabandojnë në mënyrë të fshehtë”.
https://www.youtube.com/watch?v=rICIZzK9mR4