Site icon Telegrafi

Konjufca thotë se AAK shmang takimet për alternativat opozitare

Glauk Konjufca, deputet i Vetëvendosjes, në “Interaktiv” të KTV-së ka treguar pikat që i bashkon dhe i ndanë me AAK-në, duke shtuar se AAK nuk ka interesim që të takohet me VV-në për formimin e një alternative opozitare.

Ai ka thënë se opozita është e bashkuar, por që dallon se në çka janë të bashkuar, transmeton Koha.net

“Pikat që na bashkojnë janë dy marrëveshjet të cilat i konsiderojmë shumë të dëmshme për vendin. Ndërsa, pikat që na ndajnë dolën në pah në formën e koncepteve dhe ideve se si duhet të vazhdojmë si bllok opozitar”, ka thënë Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes u shpreh se ata si parti insistojnë që të takohen me AAK-në, por kjo e fundit, sipas Konjufcës, nuk ka interesim për takime.

Exit mobile version