Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca plenare ku po debatohet për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me këtë shefi i Grupit Parlamentar Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se presidenti nuk është kredibil për udhëheqjen e dialogut.
“Nëse i shohim veprimet e presidentit tonë e kuptojmë se ky është personi më së pakti kredibil për me e udhëheqë një proces të tillë. Presidenti Thaçi duke filluar prej mënyrës se si e trajton në përgjithësi kundërshtarin e tij politik, por edhe nëse kalojmë përmes veprimeve të fundit, kidnapimin e 6 personave dhe kthimin e tyre në Turqi, mënyra si e ka heq shefin e Inteligjencës, mënyra si është vetmandatu pa bisedu me askë, pa kërku një konsensus që po kërkohet tash”, është shprehur ai.
Konjufca ka thënë se marrëveshja në Bruksel i ka sjellur Kosovës Zajednicën, në të cilën Gjykata Kushtetuese gjeti gabime në 23 pika të saja. /Telegrafi/