Site icon Telegrafi

Konjufca: Do të ishte mirë që vendi të shkojë në zgjedhje

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se  do të ishte mirë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, në këtë kohë kur opozita është kaq e zëshme për këtë çështje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në ATV, deklaroi se është pro shkuarjes në zgjedhje, mirëpo sipas tij, që kjo të bëhet në mënyrë kushtetuese.

Ai u shpreh se përkundër se e përkrahë mbajtjen e zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve sipas tij, do duhej që opozita të reflektojë duke pranuar rezultatin.

“Nuk do të ishte keq (mbajtja e zgjedhjeve), por mendoj, nëse nuk ndodh një skenar pas zgjedhjeve, që është pastaj qysh javën e parë opozita prapë me kërku zgjedhje. Atëherë nuk është në rregull diçka me vetë mënyrën e funksionimit të sistemit, sepse demokracitë e konsolidume, demokracitë e pjekura, shtetet të cilat vetë e kanë marrë një, kanë shumë përvojë dhe janë maturu, le të themi janë shtete të maturuara, ato kur humbet opozita, për shembull, ajo reflekton”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, opozita nuk e ka parë rezultatin e zgjedhjeve si një përpjekje të popullit për ndryshim, por sipas tij, këtë rezultat e ka interpretu se mazhoranca e ka mashtruar popullin.

“Te ne opozita më duket që nuk reflekton shumë. Opozita mendon që mazhoranca e ka mashtru popullin, domethënë ka ba premtime, e ka mashtru popullin. Mendoj që populli i Kosovës nuk është naiv, populli i Kosovës nuk është naiv, ai ka zgjedhë një ndryshim, një rrugë të re politike, është lodh me atë rrugën e vjetër, dhe ai e ka zgjedhë një rrugë të re politike, nuk është, nuk është mashtrim, është përpjekje e popullit për ndryshim, edhe tash opozita qysh prej javës së parë nuk e ka interpretu këtë si ndryshim shoqëror, por e ka interpretu si në njëfarë mënyre, populli është naiv, populli nuk është duke e ditur çka është duke bërë”, tha Konjufca.

Exit mobile version