Telegrafi

Konjufca takon kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Takimi mes Konjufcës dhe Sobotka është mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ndërsa pas takimit ata pritet të mbajnë një konferencë për media.

Po ashtu gjatë ditës kryetari Sobotka, do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas përfundimit të konferencës, kryetarët Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit./Telegrafi/