Telegrafi

Konjufca pyet LDK-në: Ku ishit kur Thaçi ua shkarkoi ministren Nekibe Kelmendi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se argumentet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzim të Qeverisë nuk qëndrojnë.

Ai u tha deputetëve të LDK-së se do të ishte mirë të zbatojnë mënyrën e votimit siç i ka udhëzuar Vjosa Osmani.

Konjufca madje pyeti deputetët e LDK-së se ku ishin kur Hashim Thaçi ua kishte shkarkuar Nekibe Kelmendin.

Lexo po ashtu Vajza e Nekibe Kelmendit letër deputetëve: Ajo nuk dha dorëheqje, e shkarkuan

“Ku ishit LDK-ja kur Hashim Thaçi ua shkarkoi Nekibe Kelmendin. Këto argumente të LDK që janë në mocion fare nuk qëndrojnë. Pe përpijnë kur ministrat i shkarkohen prej Hashim Thaçit e nuk po pajtohen me shkarkimin e ministrit nga Albin Kurti. Agim Veliu ka qenë kundër koalicionit që nga dita e parë”,ka thënë Konjufca.

Konjufca ka shtuar se zgjedhjet i kanë fituar me premtimin për të sjell drejtësi në këtë vend./Telegrafi/