Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvnedosje (VV), Glauk Konjufca ka theksuar se rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – në të cilën theksohet se territori i vendit është i pandashëm – është shumë e mirë.
Ai këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Një pikë tjetër që do ta bënte rezolutën më të mirë, është që Thaçit jo vetëm t’ia kufizojmë temat në dialogun me Serbinë, por unë mendoj që me një pikë të rezolutës duhet te ia kufizojmë edhe çdo takim me Serbinë, sepse vetëm atëherë është rezolutë e vërtetë”, ka shtuar Konjufca.
Ai ka thënë se Thaçi duhet të këtë pjesë në rezolute ku presidentit aktual të mos mund të takohej kurrë me Serbinë, dhe të mos mund ta merrte sipas tij, asnjë vendim në dialogun me Serbinë për Kosovën. /Telegrafi/