Site icon Telegrafi

Konjufca për vendimin për Manastirin e Deçanit: Gjyqtarët nuk e mbrojtën kushtetutshmërinë

Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me vendimin për Manastirin e Deçanit nuk e kanë mbrojtur kushtetutshmërinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se gjyqtarët e kanë trajtuar rastin tërësisht të zhveshur nga dimensioni i vet politiko-historik.

“Unë duhet të jem i bindur, unë e kam trajtuar lëndën vet. Mendoj se gjykatësit e Kushtetueses janë aty për të mbrojtur kushtetutshmërinë e Kosovës, po mendoj që në këtë rast nuk është mbrojtur. Mendoj se gjyqtarët e kanë trajtuar rastin tërësisht i zhveshur nga dimensioni i vet politiko-historik”.

“Pra, ata çka kanë marrë vendim është duke reduktuar problemin në një çështje administrativo-kadastrale. Çështje të parcelave të marra në kohën e ish-Jugosllavisë, asaj Serbie të Slobodan Millosheviqit”, ka thënë Konjufca në Klan Kosova.

Exit mobile version